Një lokal është shkrumbuar plotësisht nga flakët në zonën turistike të Thethit.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në mesnatë në restorantin e shtetasit Petrit Gjeçaj, teksa dëmet janë të konsiderueshme.
Është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës që zjarri të vihet në kontroll dhe të mos përhapet në strukturat përreth.
Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, teksa policia ka nisur hetimet.
Prej disa ditësh tashmë zona e Thethit ka zënë titujt kryesor të lajmeve pasi një operacion për ndërtimin e ndërtesave pa leje, përfshirë ato akomoduese për turistët, ka nisur pas një urdhri të kryeministrit. (A2 Televizion)