Humbi jetën për të shpëtuar 2 turistë, gjendet trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike në Liqenin e Shkodrës

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 08:38 | Kronikë

Humbi jetën për të shpëtuar 2 turistë, gjendet trupi i

Pas thuajse 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Arben Anamali humbi jetën në Liqenin e Shkodrës teksa po përpiqej të shpëtonte nga mbytja dy turistë të huaj që kishin rënë në ujë.

Kreu i Bashkisë, Benet Beci bëri një reagim për këtë ngjarje të rëndë, ku vlerësoi veprimin heroik të kapitenit Anamali, që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të rinjtë, shkruan A2 CNN.

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.

Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.

Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, shkruante Benet Beci, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos