Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas të dhënave nga policia, mjeti i drejtuar nga 34 vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për pasojë 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, teksa policia po heton për shkaqet se përse i riu humbi kontrollin e mjetit. (A2 Televizion)