
Gjatë natës është qëlluar më armë në drejtim të një biznesi në Kukës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa ngjarja është konstatuar në mëngjes kur është hapur biznesi ku janë parë gëzhojat.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e biznesit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)