Rrogat sërish në Kushtetuese, magjistratët kundërshtojnë në Kuvend formulën e PS për pagat

Nga Armand Bajrami
15 Shtator 2026, 17:04 | Kronikë

Pas shumë orë debatesh, Ulsi Manja u detyrua të pranonte kërkesën e demokratëve në Komisionin e Ligjeve, që të konsultoheshin me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve, para se të votohej p/ligji i mazhorancës për formulën e re të pagave të tyre.

Njerëzve të drejtësisë iu la më pak se një orë kohë për t’u paraqitur në Kuvend. Kush mundi të mbërrinte, e bëri të qartë se nuk pajtohej me draftin e socialistëve.

Zv/kryeprokurori i Përgjithshëm, Arqilea Koça, kërkoi kohë për t’u njohur me dokumentin, ndërsa shoqatat e cilësuan në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mazhoranca ka parashikuar që të miratojë të enjten në seancë ndryshimet për rishikimin e pagave të magjistratëve. Për këtë, magjistratët deklaruan se, nëse veprohet në mënyrë të njëanshme, do të shkojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos