Sherr në një tapiceri makinash në Korçë, 3 të plagosur, pronari në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
28 Mars 2026, 11:35 | Kronikë

Sherr në një tapiceri makinash në Korçë, 3 të

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar paraditen e sotme në unazën veriore të qytetit të Korçës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sherri ka nisur në ambientet e një tapicerie makinash, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për punën e kryer në servis.

Mësohet se i plagosur më rëndë ka mbetur pronari i tapicerisë, Renaldo Xhixho, ndërsa të lënduar, por në gjendje më të lehtë, janë edhe Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno.

Pas ngjarjes, të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos