Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 16:18 | Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga oxhaku i një banese private.

Fatmirësisht, paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos