Sherr masiv në burgun e Vlorës: Pesë persona godasin të paraburgosurin

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 22:12 | Kronikë

Sherr masiv në burgun e Vlorës: Pesë persona godasin të

Dhunohet në paraburgimin e Vlorës Eduard Alikaj, i cili ishte në pritje të ekstradimit.

Sipas burimeve për gazetarin e A2CNN Edi Ruçi, ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike. Alikaj dyshohet se është goditur nga pesë persona të tjerë të paraburgosur.

Mësohet se i dëmtuari ka marrë goditje në fytyrë, ndërsa pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është rikthyer në paraburgim.

Eduard Alikaj ndodhet ende në paraburgimin e Vlorës, ndërsa pesë personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos