SPAK ka zbardhur një vrasje të ndodhur 5 vite më parë në Burrel. Prokurorët e Posaçëm kanë dokumentuar ekzekutimin e të riut Klevis LLeshi, duke ngritur dyshime për 4 persona të përfshirë në ngjarje, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste.
Sipas burimeve, urdhërues i rrëmbimit e më pas i vrasjes të të riut është Aurel Hoxha. Një nga katër urdhër-arrestet është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes.
Klevis Lleshi u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020 dhe trupi i tij u gjet i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, më shumë se dy vite e gjysmë pas kontaktit të fundit që pati me familjen.
Disa mbetje kockore që u gjeten nga banorë të zonës disa muaj pas ngjarjes konkretisht në dhjetor të vitit 2020, pas ekspertizës së kryer nga Instituti i Policisë Shkencore, duke përdorur edhe ADN-në, rezultuan se i përkisnin të riut nga Mati.
I riu që në atë kohë ishte 21-vjeç dyshohet të jetë marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në qytetin e Burrelit. Më pas ai është vrarë e groposur në Shpërdhet, fshat i cili ndodhet në një terren të thyer malor rreth 10 km larg qytetit të Mamurrasit. (A2 Televizion)