All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, policia arreston drejtuesin e fugonit dhe të mjetit të pastrimit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 08:23 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, policia arreston drejtuesin e

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve për aksidentin me vdekje të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Përparim, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku humbi jetën një këmbësor.

All - Paragraf - 3

A2 CNN mëson se në pranga është vënë drejtuesi i fugonit që shkaktoi vdekjen Baftjar Debrova dhe drejtuesi mjetit të pastrimit Përparim Bufi.

Mësohet se viktima është Kadri Dedej, i cili thirrej edhe Bedri, i cili dyshohet të ketë qenë punonjës i pastrimit.

"Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit", njoftoi policia mbrëmjen e djeshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos