Zjarr në një lokal në Tiranë, evakuohen punonjësit

Nga Xhensila Kodra
16 Qershor 2025, 13:39 | Kronikë

Zjarr në një lokal në Tiranë, evakuohen punonjësit

Një zjarr ka rënë në një lokal pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë, raporton A2 CNN.

Sipas informacioneve, janë evakuuar të gjithë punonjësit ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të vënë plotësisht nën kontroll flakët.

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm materiale. Zjarri dyshohet se ka rënë ne pjesën e kuzhinës gjatë momentit të gatimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos