Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burimet e A2 CNN bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho.
Nga komunikimi telefonik që është kryer me drejtorin e burgut mësohet se asgjë nuk është bërë me dokument zyrtar, madje lajmin e ka mësuar nga portalet.
“Asnjë njoftin apo shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit që unë drejtoj”, ka thënë ai.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra shefin e policisë, Sokol Kacoli. Shkarkimi mendohet të ketë ardhur pas gjetjes së telefonit të Laert Haxhiut, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri.
Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares, u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. (A2 Televizion)