Policia e Sarandës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një 21-vjeçar dhe duke proceduar penalisht nëj 44-vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë 21-vjeçari Florian Gjonça, për akuzën e mbajtjes dhe shitjes së drogës. Ai e shpërndante drogën e llojit kanabis sativa kryesisht në lokalet e natës.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës”.
Ndërsa 44-vjeçari Arkand Hadushi akuzohet për mbajtjen pa leje të një arme sportive “Gambo” në mjetin e tij.
“Shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Audi”, ku u konstatua se drejtuesi i tij, shtetasi A. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, mbante në automjet një armë sportive të markës “Gamo”, pa lejen e organeve kompetente. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe, në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal në ngarkim të 44-vjeçarit”.
Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)