Shpërthen në flakë bombola e gazit në Maliq, shkrumbon katin e parë të banesës

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 10:13 | Kronikë

Shpërthen në flakë bombola e gazit në Maliq, shkrumbon katin

Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë në fshatin Vlocisht të Bashkisë së Maliqit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se nga flakët është djegur thuajse totalisht kati i parë i banesës.

Po ashtu mësohet se ka qenë ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse të Bashkisë së Maliqit, të cilët kanë fikur flakët duke shpëtuar katin e dytë të banesës.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga flakët, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos