Një 81-vjeçar, shtetasi Gjon Rroku, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dyshohet se i moshuari ka humbur jetën pas një arresti kardiak.
Po ashtu bëhet e ditur se 81-vjeçari ishte banues në fshatin Gur i Zi. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gj. Rr., 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)