
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës. A2 CNN raporton se një person ka humbur jetën. Mësohet se viktimë ka mbetur një 67-vjeçar me iniciale H. Y., banor i pallatit.
Fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.
"Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat", njofton OSSHE. (A2 Televizion)