Shtyhet për më 19 janar seanca paraprake ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve

Nga Armand Bajrami
5 Janar 2026, 09:45 | Kronikë

Shtyhet për më 19 janar seanca paraprake ndaj Erion Veliajt dhe

Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve, raporton A2 CNN.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e 2 prej avokatëve mbrojtës, një prej të cilëve avokatja kryesisht e caktuar për Veliajn. Përmes e-mail-it avokatja kërkonte shtyrje për shkak se  ndodhej jashtë vendit.

Në seancë nuk ka qenë prezent Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos