Tragjedi në Elbasan, mbyten dy të mitur në lumin Shkumbin

Nga Belinda Ruçaj
18 Korrik 2025, 19:56 | Kronikë

Tragjedi në Elbasan, mbyten dy të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos