Tre vatra zjarri në Çerravë të Pogradecit, ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 19:15 | Kronikë

Tre vatra zjarri në Çerravë të Pogradecit, ndërhyrja

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë ditën e sotme në fshatin Çerravë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për zonën përreth.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec, punonjës të shërbimeve të Bashkisë dhe vullnetarë u angazhuan në terren për përballimin e situatës.

Falë organizimit dhe ndërhyrjes së koordinuar, u arrit të izolohen dhe më pas të shuhen plotësisht tre vatra zjarri, duke parandaluar përhapjen e flakëve në një zonë më të gjerë.

MZSH bën thirrje për kujdes maksimal duke apeluar të ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve të pakontrolluara, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit dhe për të identifikuar çdo person përgjegjës në rast zjarrvënieje të qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos