Skandali i Hagës, Vuçiç njofton lirimin e gjeneralit serb të dënuar për krimet në Kosovë

Nga Xhevahir Qardaku
27 Shtator 2025, 14:12 | Kronikë

Një skandal i vërtetë raportohet se po ndodh me drejtësinë ndërkombëtare. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar së fundmi se gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i dënuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit në Kosovë, do të lirohet para kohe nga burgu në Finlandë.

“Qeveria serbe, me kërkesën time dhe me kërkesën e një numri të madh njerëzish, i ka dërguar një kërkesë Hagës për shkak të gjendjes së tij të tmerrshme shëndetësore. Kërkesa është pranuar, përgjigja e tyre po vjen dhe pastaj mund të shkojmë ta marrim gjeneralin Pavković në mënyrë që ai të shohë diellin e një Serbie të lirë për të cilën luftoi heroikisht në vitin 1999”, njoftoi Vuçiç nga Nju Jorku, shkruan A2 CNN.

Gjenerali Pavkoviç ishte komandant i Armatës së Tretë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Në vitin 2009, Tribunali i Hagës e dënoi atë me 22 vjet burg për akuzat për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës në dëm të shqiptarëve në Kosovë.

Aktakuza u zbulua në tetor 2003 dhe Gjenerali Pavkoviç iu dorëzua Tribunalit në Hagë pothuajse dy vjet më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos