Detaje nga vrasja e biznesmenit italian: Dolën për gjah me dy makina

Nga Igli Çelmeta
27 Shtator 2025, 11:43 | Kronikë

Detaje nga vrasja e biznesmenit italian: Dolën për gjah me dy makina

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë pak pas mesnate edhe pse ende shkaqet e vrasjes mbeten të paqarta.

Mësohet se italiani kishte dalë për gjah me disa të njohur të tij. Biznesmeni, pas orës 12 të natës, ka dalë me makinë dhe ka qenë i veshur me rroba gjahu dhe bashkë me të në një makinë të dytë edhe të njohurit e tij, shkruan A2 CNN.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Gazmend Braçe. Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.

"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes", tha policia, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos