Gjendet një person i vdekur brenda banesës në Lushnjë, detajet e para

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 11:54 | Kronikë

Gjendet një person i vdekur brenda banesës në Lushnjë,

Gjendet i vdekur në banesë një i moshuar në lagjen Loni Dhamo në Lushnjë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i moshuari rreth 70-vjeç, shtetasi Ali Korreshi, banonte i vetëm në banesë, pasi gruaja dhe vajza jetonin jashtë shtetit.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë njoftuar policinë, pasi zona vinte erë e rëndë. Sipas banorëve të pallatit të moshuarin kishin disa ditë që nuk e shikonin të dilte.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos