Arrestohet turku, shfrytëzonte 3 kineze për prostitucion në Durrës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 12:12 | Kronikë

Arrestohet turku, shfrytëzonte 3 kineze për prostitucion në

Policia e Durrësit ka vijuar hetimet në kuadër të operacionit të koduar “Space”, duke arrestuar organizatorin e një rrjeti që përshtaste apartamente për ushtrim prostitucioni.

Në pranga ka rënë shtetasi turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2 në Tiranë. Gjatë kontrollit iu sekuestruan edhe 3 aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për veprimtarinë kriminale.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas kishte rekrutuar 3 gra me shtetësi kineze, të arrestuara në fazën e parë të operacionit “Space”, për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës, shkruan A2 CNN.

Operacioni “Space” nisi më 22 shtator 2025, kur u arrestuan 3 shtetaset kineze dhe u referuan materialet për hetim ndaj 5 personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos