Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për dy personat e përfshirë në ngjarjen ku mbeti viktimë Valbon Beqiri në Durrës.
Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur:
• Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë për të pandehurit Teiloor Tivari dhe shokun e tij Xh. D. I cili e ndihmoi për largimin nga vendngjarja.
• Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për të dy të pandehurit.
Autori i dyshuar ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit, duke pohuar se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi viktima ka tentuar të abuzojë me të. Në trupin e viktimës janë konstatuar 20 hematoma me thikë. (A2 Televizion)