
GJKKO ka lënë në burg Renardo Nallbanin, i arrestuar dy ditë më parë në një vilë në Palasë, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Nallbani dyshohet të ketë kryer 3 vepra penale: "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "kryerje e veprave penale nga organizata kriminale" dhe grup i strukturuar kriminal”.
Avokati i Nallbanit ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, por nuk u mor parasysh nga gjykata. (A2 Televizion)