Vodhi një shumë parash në një automjet të parkuar në Kamëz, arrestohet menjëherë pas krimit 44-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 13:37 | Kronikë

Vodhi një shumë parash në një automjet të parkuar

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. A2 CNN mëson se bëhet fjalë për shtetasin Ruzhdi Mici, i cili ka vjedhur 1 milion lekë të vjetra. Ai u arrestua menjëherë pas krimit dhe iu sekuestrua shuma e vjedhur.

“Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz. 44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz””, njofton Policia.

Policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos