Vrasësi shqiptar lutet nga burgu britanik: Më ktheni në Shqipëri, këtu është ushqimi i keq

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 09:38 | Kronikë

Vrasësi shqiptar lutet nga burgu britanik: Më ktheni në

Një i burgosur shqiptar, i dënuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar video të shumta në rrjetin social TikTok nga qelia e tij në burgun HMP Manchester, duke kërkuar të transferohet në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Eugert Merizaj, 32 vjeç, u dënua në maj të vitit 2022 me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të trafikantit rival të drogës, Hemawand Ali Hussein.

Pavarësisht ndalimit të përdorimit të pajisjeve celulare në burgjet britanike, Merizaj ka arritur të publikojë rregullisht video në rrjete sociale, madje edhe të transmetojë live duke luajtur lojëra online për shpërblime financiare.

Në videon e fundit të shpërndarë këtë muaj, Merizaj ankohet për kushtet në burg dhe shpreh dëshirën për t’u transferuar në Shqipëri, për të qenë më pranë familjes dhe për të shmangur, sipas tij, “ushqimin e tmerrshëm” të burgut britanik.

“I kam bërë të gjitha aplikimet. Më duket se ata që vuajnë dënime të përjetshme nuk po lëvizin fare,” shprehet Merizaj në klip.

Marrëveshja për transferimin e të burgosurve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ka hyrë në fuqi në maj 2023. Ajo synon të kursejë para publike duke lejuar transferimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar me mbi katër vjet burg, për të vijuar vuajtjen e dënimit në atdhe.

Megjithatë, procesi ka shënuar vonesa të ndjeshme. Sipas burimeve nga Shërbimi i Burgjeve të Shqipërisë, deri tani janë realizuar vetëm dhjetë transferime të të burgosurve shqiptarë nga burgjet britanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos