Vrasja në Maliq, autori mbetet në burg, ngushëllojnë familjarët në sallën e gjyqit

Nga Artin Halili
17 Gusht 2025, 17:37 | Kronikë

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 14-vjeçarin Enedio Guri, të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, pak ditë më parë në fshatin Pirg të Maliqit.

Pas një seance disa orëshe, togat e zeza u bindën nga argumentet e prokurorisë, duke vendosur që edhe babai i autorit, Edison Guri, dhe xhaxhai, Roland Guri, të vijojnë me të njëjtën masë sigurie, pasi akuzohen për bashkëpunim në krim dhe fshehje provash.

Në sallën e gjyqit, të tre personat e lënë në burg shprehën ngushëllimin për familjarët e viktimës duke nënvizuar se gjithçka ndodhu nga gjaknxehtësia.

Sakaq, për shokun e autorit, Florian Çela, gjykata caktoi masën e arrestit në shtëpi, ndërsa për katër të mitur të tjerë u vendos mbikëqyrja prindërore.

Avokati Ledjan Spaho deklaroi pas seancës se14-vjeçari ka shprehur pendesë për aktin e kryer.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të fshatit Pirg, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos