A2 CNN ka siguruar pamjet e makinës së djegur tip “Volkswagen Golf”, të dyshuar se u përdor nga autorët e vrasjes së 30-vjeçarit Kristjan Marku në Vlorë.
Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kripa’ dhe nga verifikimet paraprake rezulton se target e automjetit tip ‘Golf’ ishin denoncuar si të vjedhura më herët.
Ngjarja në fjalë mendohet se nuk ka lidhje me qytetin e Vlorës, por me ngjarje të ndodhura më herët në Kurbin.
Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në autostradë, larg syve të njerëzve dhe kamerave, si dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq, bëhet më e vështirë identifikimi dhe kapja e autorëve, pavarësisht se Policia ka ngritur disa postblloqe në qytetin bregdetar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)