Burime të A2 CNN bëjnë me dije se në Ksamil është arrestuar një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, pak ditë më parë.
Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit.
Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.
Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë.
Është ende e pakonfirmuar nga policia, por besohet se kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë të cilat i ka sekuestruar grupi hetimor. Dyshohet se personi në foto është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj. Kemi të bëjmë me të njëjtin vend si në foto dhe në vendngjarje ku ka ndërruar jetë 58-vjeçari. Por, edhe për faktin se ai është i veshur me të zeza, me kapele dhe shall, ku këtë fakt edhe më parë e konfirmonin burime nga policia që një pamje të tillë kishte edhe autori.
(A2 Televizion)