
Në klasën e 15-vjeçarit në Durrës, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në spital si pasojë e plagës së marrë nga goditja me thikë, sot mbizotëronin zija dhe heshtja.
Vendin ku ai ulej çdo ditë e zinte një tufë me lule, vendosur nga bashkëmoshatarët në shenjë nderimi, shkruan A2 CNN.

Në dërrasën e zezë të klasës, shokët dhe shoqet kishin shkruar disa fjalë prekëse për të, duke dëshmuar dhimbjen e thellë që humbja e tij ka lënë në komunitetin shkollor. (A2 Televizion)