
Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit te Apelit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit kërkon lirim nga qelia.
A2 CNN raporton se Shkambi i cili është lënë në burg për të njëjtin krim ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për ndryshim të masës.
Sipas tij, nuk ka kushte ligjore që ai të mbahet i izoluar.
Kujtojmë se më 9 dhjetor 2025 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm refuzoi kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Gjon Shkambin, duke e lënë në fuqi masën “arrest në burg”, shkruan A2 CNN. Ai u arrestua pas vrasjes se gjyqtarit Astrit Kalaj ne Gjykatën e Apelit në kryeqytet.
Sipas vendimit të Apelit, Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk do të lirohet pasi gjykata, pas shqyrtimit të arsyetimeve të tij dhe provave në dosje, e ka konsideruar kërkesën si “të pabazuar në ligj dhe prova”. (A2 Televizion)