Vrasja e palestinezes në Tiranë, Libani refuzon ekstradimin e babait, shpallet i larguar

Nga Armand Bajrami
13 Prill 2026, 15:22 | Kronikë

Gjykata e Tiranës ka shpallur zyrtarisht si të arratisur nga vendi palestinezin 49-vjeçar, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwn, 22 vjeç, ngjarje e ndodhur në shkurt 2025 në kryeqytet. Vendimi i gjykatës u mor për shkak të një vendimi refuzues të autoriteteve të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri të dyshuarin, i arrestuar në këtë shtet gati 3 muaj pas ngjarjes.

Prangosja e tij u bë për llogari të drejtësisë shqiptarë, që caktoi një masë “arrest në burg” në mungesë ndaj Alwan për akuzën e “vrasjes për shkak të rrethanave familjare”. Përmes një shkrese të datës 18.09.2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwn.

Në të njëjtën shkresë, është kërkuar dërgimi i materialeve hetimore pranë autoriteteve të shtetit libanez. 

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës konstatoi se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kërkimin e Alwai dhe se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Referuar edhe komunikimeve zyrtare, mbi arrestimin e tij në Liban dhe refuzimit të ekstradimit, gjykata ka vlerësuar se masa e sigurisë ndaj tij nuk mund të ekzekutohet. Për këtë shkak, për efekt procedural është deklaruar ikja e 49-vjeçarit Alwai.

22-vjeçarja, Rayyan Alwai u gjet e vdekur në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka” Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ajo ishte futur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit më 19 shkurt bashkë me të atin, ndërsa ky i fundit ishte larguar pa të nga Rinasit drejt Athinës, më 22 shkurt 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos