Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vihen në lëvizje autoritetet italiane

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 14:14 | Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vihen në lëvizje

Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar nga Italia në fshatin Salari të Tepelenës.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi.

Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin.

Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen e rëndë janë ndaluar dhe po merren në pyetje ortaku i fabrikës së tullave, Eqerem Braçi, si dhe djali i tij, Gazment Braçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos