Vritet gjykatësi Astrit Kalaja, u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 15:54 | Kronikë

Gjykatësi Astrit Kalaja ka humbur jetën brenda godinës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri pasditen e të hënës, raporton A2 CNN.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Autori i vrasjes është identifikuar si Elvis Shkëmbi, shkruan A2 CNN.

Po ashtu mësohet se familja e Shkëmbit ishte prej disa vitesh në gjyqe për çështje pronësie, por ende nuk dihet nëse vrasja ndodhi për shkak të këtyre gjyqeve pronësore, apo jo.

Nga ana tjetër, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ervis dhe Ragip Kurtaj, babë e bir, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, duke marrë trajtim mjekësor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos