Zbulohet një ambient ku kultivohej kanabis në Shkodër, në pranga 2 persona

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 09:33 | Kronikë

Zbulohet një ambient ku kultivohej kanabis në Shkodër, në

Operacionet e njëpasnjëshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kundër kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave kanë sjellë rezultate konkrete. Policia ka finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Neonët 4”, duke e çuar në 7 numrin e ambienteve të zbuluara dhe goditura në kuadër të këtij aksioni.

Sipas Policisë, një 22-vjeçar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Gjovalin Binaku, ishte marrë me qira një banesë në Velipojë, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave. Ai u arrestua në flagrancë gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit.

Po në kuadër të operacionit, u ndalua shtetasi Robert Vata, 25 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa nisi procedimi penal për dy punonjës të OSHEE-së, A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, banues në Velipojë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrolleve në banesën e përshtatur për veprimtari kriminale në Velipojë, Policia gjeti dhe sekuestroi:

308 bimë të dyshuara narkotike kanabis
85 gramë kanabis të tharë
122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
4 aparate celularë
Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e Robert Vatës, u sekuestruan:

3 llamba
1 përforcues grushti (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos