Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 venezuelase, në kërkim spanjollja

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 14:03 | Kronikë

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 venezuelase,

Një rast i shfrytëzimit për prostitucion të shtetaseve të huaja është goditur nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë.

Policia bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetase spanjolle, A. A., 43 vjeçe, e cila dyshohet se organizonte të gjithë veprimtarinë kriminale. Ajo kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku shfrytëzonte për prostitucion shtetase të tjera të huaja.

Gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre shtetase venezuelase: R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga organizatorja spanjolle, shkruan A2 CNN.

Policia bën të ditur se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të këtij rrjeti të shfrytëzimit për prostitucion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos