Zbulohet shtëpia e barit në Fier, kultivuesit vidhnin dhe energjinë

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 09:19 | Kronikë

Zbulohet shtëpia e barit në Fier, kultivuesit vidhnin dhe

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antikanabis, të koduar "Led", duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në një banesë në fshatin Vadhizë.

Gjatë operacionit, forcat e policisë, konstatuan në këtë banesë një ambient të transformuar në laborator për kultivimin e kanabisit me anë të pajisjeve të posaçme ndriçimi dhe ventilimi.

Nga kontrolli u zbulua edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e përdorur për furnizimin e pajisjeve elektrike si llamba, aspiratorë, filtra ajrimi, dhe ventilatorë.

Policia arrestoi në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin Isa Gashi, 63 vjeç, banues në Vadhizë, si autor i dyshuar i veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në vijim të hetimeve, në pranga ra edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka lejuar apo favorizuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që mundësonte aktivitetin e paligjshëm.

Gjatë operacionit u sekuestruan, 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë kanabisi dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis e përpunuar.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos