Zjarr i madh pranë Syrit të Kaltër, evakuohen turistët, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Nga Rigels Malile
11 Gusht 2025, 17:54 | Kronikë

Zjarr i madh pranë Syrit të Kaltër, evakuohen turistët,

Zjarri ka kaluar aksin Sarandë–Muzinë dhe po avancon në drejtim të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, por ende nuk ka depërtuar në zonën e mbrojtur.

Për sigurinë e qytetarëve, vizitorët janë evakuuar, ndërsa qarkullimi në rrugën Sarandë–Muzinë është mbyllur, shkruan A2 CNN.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 helikopterë, 20 trupa të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit në parkun natyror me vlera të rralla turistike dhe mjedisore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos