Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në fshatin Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat, duke rrezikuar seriozisht banesat përreth.
Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë së Gramshit, është arrestuar në flagrancë 26-vjeçari F. S., ndërsa ka nisur procedim penal ndaj babait të tij, 70-vjeçarit R. S., të dy banues në këtë zonë.
Të dy shtetasit u kapën në momentin kur po ndiznin zjarr në pyll, duke shkaktuar përhapje të flakëve dhe dëme të konsiderueshme në mjedisin pyjor.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. (A2 Televizion)