Zjarri në Krujë po i afrohet banesave, Bashkia jep urdhër evakuimi për disa zona

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 22:28 | Kronikë

Zjarri në Krujë po i afrohet banesave, Bashkia jep urdhër

Bashkia e Krujës ka lëshuar një urdhër evakuimi të menjëhershëm të banorëve të zonës së Barabit, Lluban, për shkak të situatës së krijuar nga zjarri, raporton A2 CNN.

“Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave”, njoftoi Bashkia.

Në terren, forca të shumta zjarrfikëse me mbështetjen e 3 helikopterëve të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore.

Më herët ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se personi i cili kishte ndezur zjarrin, që më pas doli jashtë kontrollit, është arrestuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos