Përkthyesi apo shqipëruesi, për një kohë të gjatë ky ka qenë diskutimi shënjon njerëzit që librin e duan shumë. Kësisoj ka mbërritur edhe dita ndërkombëtare e përkthimit në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Përkthyesit janë vënë përballë botuesve, që në fakt janë edhe përgjegjësit për ta sjellë librin të pastër në gjuhën e tyre dhe padiskutim të pasur artistikisht siç është origjinali.
E megjithëkëtë, botuesit seriozë po ashtu nuk mohojnë hasjen e problematikave që gjenden në treg, e këtë e tregojnë simpoziumet e shumta që mbahen përgjatë vitit, ndërsa30 shtatorin ia lënë përgëzimeve për më të mirët, pa të cilët nuk do të kishim kryevepra të anekënd botës. (A2 Televizion)