Mori çmimin Nobel në letërsi, shuhet Mario Vargas Llosa, gjigandi i letrave të Amerikës Latine

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 11:24 | Kulturë

Mori çmimin Nobel në letërsi, shuhet Mario Vargas Llosa,

Shkrimtari i njohur nga Peruja, Mario Vargas Llosa, është shuar në moëshën 89 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë familja e tij përmes rrjeteve sociale.

Autori peruan ka lënë një gjurmë të mëdha në letërsinë botërore, ndërsa në vitin 2010 u vlerësua me çmimin prestigjoz të Nobelit. Ai është i njohur dhe si një eksponent i rëndësishëm i kontributit kulturor në Amerikën Latine.

Veprat e tij, të cilat përfshijnë romane, tregime të shkurtra, ese dhe drama, janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë ndikuar në breza shkrimtarësh dhe lexuesish.

Titujt e tij më ikonë përfshijnë “Qyteti dhe Qentë”, “Bisedë në Katedrale”, “Ëndrra e Keltit”, “Shtëpia e Gjelbër” dhe “Festa e Dhisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos