Opera "Vejusha gazmore", vihet në skenë nga studentë të Akademisë së Arteve

Nga Luela Myftari
13 Prill 2025, 19:16 | Kulturë

Ata ende nuk janë artistë të duartrokitur në skena të mëdha, në institucione të artit në vend apo në arena më të mëdha. Por, guxojnë sepse e duan skenën.

Për disa mund të jenë duartrokitjet e para, për të tjerë një konfirmim i asaj karrierë artistike që i pret në të ardhmen. Opera vejusha gazmore është premiera e dytë që realizohet në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve pa asnjë kosto, por me shume pasion.

Nga skenografia te kostumet, nga grimi e deri tek detajet më të vogla kjo opera me tre akte nuk do të jetë e vetmja që premtojnë të rinjtë, që siç duket po shijojnë duartrokitjet e para ndërsa shtrojnë rrugët drejt skenave më të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos