10 ditë nga zgjedhjet, Alibeaj: Sulmi i Ramës ndaj partive të reja tregon pasigurinë e tij për marrjen e 71 mandateve

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 17:34 | Politikë

10 ditë nga zgjedhjet, Alibeaj: Sulmi i Ramës ndaj partive të

Sulmi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për partitë e vogla, të cilat kanë deklaruar se nuk do bëjnë koalicion nëse do kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, për Enekelejd Alibeajn nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim” tregon pasigurinë e kryeministrit për marrjen e shumicës së mandateve. Në Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN, Alibeaj tha se shqiptarët nga veriu në jug nuk duan binomin Rama-Berisha.

“Rama sot një sulm intensiv ndaj partive të reja dhe kuptohet që pasiguria është ajo që e ka kapluar Ramës pasiguria se mund të marrë 71 mandate. Sot kush di ta lexojë sulmin ndaj partive të reja, kupton pasigurinë që ka Rama për marrjen e shumicës. Në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës ka një emërues të përbashkët te shqiptarët e lodhur nga politika që binomin; Rama-Berisha nuk duan ta shohin nga jugu në veri. Ajo që unë kam thënë është se do të ishte e rëndësishme për publikun që Rama më 12 maj të mos gdhihej me shumicë me 71 mandate. Është një profeci që mesa duket po përmbushet dita-ditës”.

Alibeaj përjashton mundësinë e një aleance me Ramën dhe Berishën.

“Djathtas për zhvillim nuk do të ketë koalicion me Ramën e Berishën, me PS nuk bëhet fjalë qoftë edhe për të shkuarën tonë. Unë kam qenë deputet, në mes të syrit të ciklonit kur Rama  e Berisha ofronin, joshnin e jepnin kërkesa e oferta. Pozicioni ynë ka qenë i qartë kundër njërit dhe kundër tjetrit. Asnjë aleancë me PS dhe Edi Ramën dhe jo me Sali Berishën”.

I pyetur nëse shqiptarët janë të agtshëm të votojnë koalicionin “Djathtas për Zhvillim”, Alibeaj përgjigjet: “Çdo shqiptar që do të na votojë ne nuk do të ketë asnjë surprizë apo kapërcime amorale në parlamentin e ardhshëm. Kemi eksperiencën shtetformuese dhe nuk është pak, se sot shqiptarët vuajnë nga mungesa e shtetit. Dhe së treti nuk kemi asnjë problem me drejtësinë. Të kesh pasur doza pushteti dhe asnjë nga ne nuk ka asnjë problem me ligjin. Sfida më e madhe e karakterit është pushteti dhe e fundit oferta elektorale e jona është racionale, e ndershme me zgjidhje konkretet që identifikon çështjet kryesore të munguar të procesit të shtetformimit”.  

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos