Pas sulmit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Ramës, për partitë e vogla që kanë deklaruar se nuk do bëjnë koalicion nëse do kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur dhe përgjigja nga Adriatik Lapaj. Kreu i Nisma Shqipëria bëhet ka treguar arsyet pse kanë marrë këtë vendim.
“Të ka zënë frika, e di ti që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të shkojmë që të mos e dhunosh e detyrosh administratën për votë.
Do të shkojmë që të mos kesh të fortë rreth vetes që kërcënojnë qytetarët. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse shqiptarët na besojnë ne aq mandate sa ti të mos e bësh dot qeverinë. Edhe 10 ditë!” (A2 Televizion)