“Ndiejnë rrezikun”, Alibeaj: Protesta i ka bërë bashkë Edi Ramën dhe Sali Berishën

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 21:37 | Politikë

Ish-deputeti dhe themeluesi i "Djathtas 1912" Enkelejd Alibeaj mendon që protesta qytetare, që sipas tij tanimë është shndërruar në lëvizje, i ka bërë bashkë Edi Ramën dhe Sali Berishën. Sipas Alibeajt, dy liderët po ndiejnë rrezikun e lëvizjes, që shkon përtej protestuesve në bulevard dhe që ka artikuluar 5 kërkesa të mirëfillta politike.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj tha: “Nuk është më protestë, është lëvizje tashmë. Ndryshimet në këtë vend nuk bëhen thjesht dhe vetëm nga protesta. Aq më tepër duke qenë se ke përballë Ramën dhe Berishën, që pushtetin e tyre e kanë ngritur mbi vjedhjet, s’e kanë ngritur mbi ndjeshmërinë e publikut. Ky vjedh votat, përdor patronazhistët, policinë, përdor forcën. Koncepti që mund të bëhet presion ndaj Ramës dhe Berishës është alogjizëm. Efekti i protestës i ka bërë më tepër bashkë me njëri-tjetrin, hapur, mbështesin gjitha projektet e njëri-tjetrit, edhe ato të biznesit sepse ndiejnë një lloj rreziku. Cili është rreziku?! Rreziku është që ajo protestë, apo lëvizje…këta rrinë të lexojnë përtej radhëve në bulevard dhe e kuptojnë që protesta e vërtetë s’janë ato 100 mijë njerëz. 5 kërkesat janë kërkesa politike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos