“Cila është zgjidhja?!”, Qafoku debat me Gabën mbi protestën qytetare: Serbia s’është model

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 21:21 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku dhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Gentian Gaba, janë përfshirë në një debat lidhur me protestat dhe alternativën që duhet të ndjekë shoqëria përballë qeverisë.

Gjatë replikave në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Qafoku e cilësoi shmangie të përballjes mungesën e një alternative politike, ndërsa Gaba argumentoi se qytetarët po kërkojnë të mos jenë më spektatorë, por aktorë.

Sipas Qafokut protesta duhet të shkojë te zgjidhja, pasi s’mund të vazhdojë pambarimisht, ndërsa Gaba mendon që duhet të vazhdohet me protestat siç ndodhi në Serbi.

 

DEBATI

Qafoku: Kjo është shmangie e përballjes. Ti thua që unë nuk krijoj një parti, dhe nuk dal atje si kokë, sepse kam hall se më ble Edi Rama.

Gaba: E di cili ka qenë problemi Roland gjithë këto vite?! Problemi ka qenë se partitë politike kanë qenë ato që kanë zënë sheshin. Tani qytetarët thonë ne s’jemi spektatorë, por jemi aktorë.

Qafoku: Po cila është zgjidhja?!

Gaba: Të dëgjojë pushteti.

Qafoku: Nuk ikën Rama...Pa një zgjidhje....

Gaba: Protesta nuk është alternativë qeverisëse, por është reagim për mirë.

Qafoku: Se i shkau goja asaj vajzës, edhe në dimër tha, edhe në pranverë.

Gaba: Në Serbi po protestojnë prej dy vitesh.

Qafoku: Nuk është Serbia model, shoqëria jona është shumë më ndryshe. Cila është zgjidhja?

Gaba: Zgjidhja është presioni ndaj qeverisë.

Qafoku: Thelbi është zgjidhja, s’ka më tani do rrimë, do rrimë, do rrimë... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos