Balliu: Vetëm budallenjtë thonë që Berishës nuk i është hequr “non grata”! Po takon kongresmenë e senatorë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 21:09 | Politikë

Deputeti demokrat Klevis Balliu duke folur në një lidhje Live nga SHBA i konsideroi "budallenj" ata që pretendojnë ende se kryedemokratit Sali Berisha nuk i është hequr “non grata”.

Duke folur për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Balliu vuri në dukje se nëse Berisha do ishte “non grata” nuk do mund të takonte kongresmenë dhe senatorë. Balliu nënvizoi po ashtu se opozita po rivendos një marrëdhënie e re me administratën amerikane, që ka në thelb informimin dhe besimin.

Fakti që sot Sali Berisha ndodhet në SHBA fakton atë çka ne kemi trumbetuar prej kohësh, që ishin lobimet me paratë e vjedhura, që ju janë vjedhur qytetarëve shqiptarë, për të dëmtuar opozitën, apo për të kapur opozitën përmes disa dordolecëve politikë, të cilët kërkonin të bënin lojën e pushtetit në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Sot ai mal mashtrimesh ka rënë përfundimisht. Kjo vizitë s’i shërben Berishës si politikan, por na shërben të gjithëve”, tha Balliu.

Nuk merrem me çdo budalla që del në televizor, unë po them çfarë është fakti. Po të jesh non grata nuk vjen në SHBA dhe takon kongresmenë dhe senatorë. Jo me çdo budalla që del në TV do merremi me të. Konkrete është kjo. Nuk ka non grata por kemi një marrëdhënie të re që në thelb ka informimin dhe besimin”, vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos