"11 ditë në reanimacion", gazetarja zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 20:34 | Politikë

Gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti ka zbuluar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, detaje nga gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano.

“Burime për A2 CNN bëjnë me dije se prej 11 ditësh ndodhet në një gjendje kritike për jetën. Ish-kryeministri Nano ndodhet në reanimacion, në një spital privat në kryeqytet. Ai ka pësuar një arrest kardio-respirator në ambientet e shtëpisë së tij, por ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve ka bërë të mundur kthimin e tij në jetë. Mjekët konfirmojnë se ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe po përpiqen gradualisht gjatë qëndrimit të tij në reanimacion për ta zgjuar në mënyrë graduale”, tha Joti në “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Dy vitet e fundit ish-kryeministri Nano i k pasur të shpeshta kontrollet mjekësore në spitalin privat në Tiranë. Më herët ai ka qenë i intubuar për shkak të një sëmundje kronike në mushkëri që mjekët e quajnë spok.

Pas rehabilitimit ai u rikthye në shtëpi por sërish pati një problem shëndetësor duke iu nënshtruar një ndërhyrje ortopedike për shkak të thyerjes së një prej kockave të legenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos